Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar përmes një statusi mbi debatin se kush e çliroi Kosovën. Ai tha se sa herë kemi përvjetorin e çlirimit të Kosovës ndizet një debat artificial se kush është meritor për lirinë e saj: ne apo të huajt, UÇK apo NATO? Murati tutje tha se në këtë drejtim këto dy procese nuk i shoh kontradiktore, por i shoh komplementare. Mos të krijojmë debat artificial, duke bartur mbi supe inate e kaprice të vjetra politike, e hatër-mbetje për ndodhitë e pasluftë, “…Herë me organizime ilegale, herë me ato legale. Në këto dekada të gjata pushtimi i kemi shfrytëzuar edhe hapësirat e krijuara herë pas herë për emancipim shoqëror, kulturor e zhvillim ekonomik. Ama asnjëherë nuk u dorëzuam dhe mbetëm shqiptarë duke i rezistuar të gjitha përpjekjet për dëbim, nënshtrim e asimilim. Kjo rezistencë kulmoi me kryengritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe reagimin e egër të pushtetit shovinist serb kundër kërkesave tona për liri përmes shkeljes së të gjitha rregullave të luftës e duke bërë krime kundër njerëzimit. Kjo rezistencë e pandalshme për gati 86 vite si dhe krimet e masakrat e pushtetit të Millosheviqit na krijoi mundësitë që edhe të bëjmë aleatë fuqitë më të mëdha të botës demokratike, të cilat në fund ndërhynë në funksion të lirisë së Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …