Vuçiq mbledh qeverinë për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Vuçiq thotë se po i bëhet presion lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, por të gjithë janë që Kosova të jetë e pavarur

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po iu bëhet presion nga ndërkombëtarët lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka deklaruar se propozimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, janë që Kosova të jetë e pavarur dhe kanë kërkuar nga Serbia që të pranohet kjo. Kryetari serb thotë se po iu bëhet presion nga të gjithë për të arritur një zgjidhje, por, sipas tij, të gjithë janë për Kosovën e pavarur, prandaj ai më 23 qershor do të shkojë në Moskë, kurse tri ditë më vonë në Uashington. Më tutje, ai shprehet se Serbia nuk do t’i thotë “jo” Grenellit dhe se kjo nuk do t’i ndihmonte. Por ai ka ripërsëritur se është për kompromis, por pa u dorëzuar përballë presionit.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …