Ditëve të fundit është duke u vënë re një rritje e ndjeshme e të infektuarave me virusin korona në vendin tonë e në Shqipëri. Vetëm gjatë tri ditëve të fundit, numri i rasteve të evidentuara me virusin korona ka arritur në afër 150 të infektuar. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se numri i të infektuarave është duke u rritur ndjeshëm dhe nëse vazhdon kështu, do të jenë të detyruar për rikthimin e masave të ndërmarra gjatë muajit mars e të cilat u lehtësuan me uljen e numrit të rasteve gjatë muajit maj por që fatkeqësisht ka një rritje të ndjeshme gjatë muajit qershor. Deri më tani, në vendin tonë janë evidentuar 1 mijë e 437 raste prej të cilave 32 kanë pësuar me fatalitet, 928 janë shëruar. Rritje të ndjeshme të rasteve të infektuar me virusin korona janë duke u evidentuar edhe në Shqipëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 57 raste të reja. Edhe atje ekspertët janë duke tërhequr vërejtjen se mos respektimi i këshillave të dhëna nga infektologët po rezulton me një rritje të madhe të rasteve të reja të infektimit.
