Brenda pak ditësh Forca e Sigurisë së Kosovës fillon fushatën për rekrutimin për akademinë ushtarake. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtnant, Rrahman Rama ka thënë se FSK-ja do të të realizojë dy fushata informuese për pranimin e ushtarëve të rijnë. “Ne shumë shpejtë, javën e ardhshme besojmë që do e bëjmë kampanjën e rekrutimit dhe konkursi do të jetë i hapur për akademinë tonë këtu por edhe për pesë vende të tjera që kemi oferta nga partnerët tanë. Jemi me kohë, për shkak se edhe testi kombëtar që është shtyrë që do të jetë në korrik dhe pas marrjes së diplomave, certifikatave nga ana e aplikantëve, plani jonë është që t’i kryejmë të gjitha obligimet, qofshin ato kampanja të rekrutimit, përzgjedhje të seleksionimit, dhe të njëjtën kohë t’i zhvillojmë të gjitha procedurat e përzgjedhjes dhe seleksionimit dhe besojmë që do të jemi të gatshëm që në shtator të fillojmë vitin e ri akademik me kadet të rinj” ka thënë komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …