Kryetari Agim Bahtiri bisedoi me përfaqësuesit e KEDS-it

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim drejtorin e Sistemit të Operimit KEDS-it, Avni Alidemaj  dhe Këshilltarin e drejtorit gjeneral, Ekrem Belegun.

Këshilltari Belegu tha se ky takim ishte shumë domethënës, sepse kishte mirëkuptim të dyanshëm për disa çështje, të cilat tani e tutje konsiderohen të zgjidhura.

“Ne kemi ardhur për të kërkuar përshpejtimin e lejes për rindërtim të rrjetit të tensionit të ultë në Lagjen e Shipolit dhe tek parku “Xhevë e Fehmi Lladrovci”. Falënderoj kryetarin Bahtiri që premtoi lëshimin e lejes në afat të shkurtër kohor, e cila do të na mundësoj fillimin e punëve menjëherë”, u shpreh ndër të tjerash drejtori i Sistemit të Operimit të KEDS-it, Avni Alidemaj.

Kryetari Bahtiri, i garantoi përfaqësuesit e KEDS-it se komuna e Mitrovicës do t’i mbështesë të gjitha kërkesat e  arsyeshme të KEDS-it dhe  të lëshojë me procedura të thjeshtësuara e të përshpejtuara lejet, si dhe premtoi edhe zgjidhjen e shpejt të problemit lidhur me një borxh për ish objektin e jetimores.

Përfaqësuesit e KEDS-it, thanë se nuk do të ketë problem të kyçjes në rrjetin elektrik të objektit të shkollës dhe të çerdhes së fëmijëve, që  do të ndërtohen në këtë vend.

Kryetari Bahtiri dhe përfaqësuesit e KEDS-it u dakorduan që të punojnë bashkërisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve lidhur me furnizimin me rrymë cilësore të qytetarëve dhe bizneseve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …