leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Harmoni ndërmjet mëkatarëve dhe hipokritëve, apo injorancë…

Lexova një storie të autorit Akansha Goel që pakashumë i përgjigjet situatës aktuale në Kosovë, ku disa, apo i tërë stafi i një gazete vendore në Kosovë baltosë heronjë, njerëz, të cilët as i kanë njohur për së gjalli, pos që kanë lexuar për të bëmat e tyre, dhe ata me instiktin e shkrimtarit vendosin ngjarjet si duan vetë, duke bërë akuza jo humane dhe jo njerëzore, që nuk mund t’i kap një mendje e shëndoshë…, ja për çka e kam fjalën: Kam lexuar këtë histori të ndara në dy blogje dje.

Ai mesazh është një kujtesë se unë mendoj se ne të gjithë në perëndim duhet të mendojmë pak më ndryshe se që mendojnë bashkëkombëtarët tonë në vendlindje, jo se jemi ndryshe nga ata por i kemi mundësitë më të mëdha, gjithashtu nuk na mundojnë problemet e brendshme administrative, ato fetare, pastaj mentaliteti konfliktuoz i përditshëm ballkanas, kështu që këto vrojtime shpesh kam kërkuar për të ndarë me miqtë e mi!

Pse a do të bëhet fundi i botës rreth nesh në qoftë se ne shprehim dyshimin tonë për shumëçka? Mos të jemi hipokrit. Në qoftë se ju thonë se ju besoni në fuqinë e lutjes, atëherë lutuni me jetëgjatësinë dhe jepni kredi Perëndisë, jo lutjet që i bëhen Atij të vijnë përmes të deleguarëve që janë njerëz të lirë si të gjithë ne, me të gjitha të ligat që bartin ata gjatë formësimit të tyre, së pari në familjet e tyre, më vonë gjatë edukimit të tyre. “Funny”, por gjëja më e trishtuar është se mund të ketë disa të vërteta historike prej se është krijuar njeriu, për këtë diku duhet gjetur filli … Kjo është aq qesharake. Dhe, për fat të keq, për shumë kend gjithë kjo shumë shpesh është e vërtetë.

Ne lutemi si të tjerët që luten për diçka, dhe ata luten në gjuhët që ne si marrim vesh, por ne besojmë në lutjet e tyre, në bëmirësinë dhe humanizmin e njeriut. Njerëzit janë të ndryshëm, ashtu siç janë ata të racave të ndryshme, por nëse ata lidhen në mes veti me martesa të përziera kris kijameti, nuk bënë punë as feja as perëndia, por të gjithë ata janë njerëz të besimeve të ndryshme, pastaj ne bëjmë be e rrëfe se feja e njërit është më e mirë se e tjetrit, edhe atëherë kur flasim të njëjtën gjuhë, por kundërshtojmë njëri tjetrin, dhe këthejmë njerëzit në mitologji, e ata përveq gjuhës së tyre që ua kanë mësuar prindërit, dhe e kanë mësuar në shkollë gjuhë tjetër nuk kanë folur, pse pra në emër të fesë të shpërngulen bashkëkombasit që i quajmë vëllezër të gjakut herë në Arabi…, atje kanë lindur të gjithë të dërguarit e Zotit, herë i “lëvizim” në Pakistan, në Afganistan, në Afrikë, në Azi, tash së fundi kemi dëgjuar për këto shtete, edhepse sipas të dhënave historike fise Ilire kanë mbetur atje si ushtarë të Aleksandrit të Madhë, dhe akoma jetojnë atje, janë të ndryshëm nga vendorët, kanë ngjyrën e syve të kaltërt, flasin një gjuhë tjetër nga vendorët autokton…

Shumëkush nga ne mendon se ne jemi “arian”, por të gjith ato hordhi të huaja uashtarësh që kanë okupuar viset shqiptare kanë ardhur pa gra… Pastaj kur të merrni një përgjigje ne dështojmë për të dhënë lavdi, aty takohen të gjithë besimtarët pa përjashtim lavditë i takojnë Perëndisë. Unë besoj se.., në disa pika, Perëndia do të ndalet duke iu përgjigjur lutjeve për këta njerëz, nëse ata vazhdojë të luten. Akoma nuk më hjeken nga kujtesa fyerjet e rënda dhe ofendimet e një kleriku kundër tërë kombit, dhe ç’ndodhi atëherë u ndanë dhitë e zeza dhe të bardha, njëra palë sulmonte tjetrën, demistifikonte rastin jo duke e emruar drejt si të shëmtuar, por të imagjinuar, rasti u zgjërua shpejt në media të shkruera dhe ato vizive, palët sulmonin njëra tjetrën me arsenal gjuhe urrejtëse, duke konstruktuar ngjarje tematike “hiçkokiane”, akoma janë të freskëta varrët, shumë miqë që kisha u larguan, e ata flasin shqip, thojnë jemi vëllezër të një gjaku…, më duket se të gjithë jemi pakashumë hipokritë, edhe rasti sikur të ishte i kujtesës, ku mbet kujtesa jonë për ditët e mira dhe gjithmonë le të shndritë drita juaj. Por ngjarjen që përfola nuk ishte e zhanrit fantastik. Çfarë tjetër mund të themi për të “justifikuar” diçka që kemi thënë ose bërë që na çon në “hyprocrisy” ? Hmmmm …. diçka duhet të peshoj sot. Kam pasur miqë të mirë, njërin prej tyre mik të mirë, shumë të mirë, dhe i zhytur në mendime i kujtoja ditët e bukura derisa pa fajin tonë, pa i thënë njëri tjetrit asnjëherë asnjë fjalë të rëndë, duke respektuar njëri tjetrin dhe familjet e njëri tjetrit, pa bërë asnjë mëkat, ne u sakrifikuam nga botëkuptimet prapanike të rrethit, dhe çuditërisht që të dytë jemi të shkolluar, por jemi një shembull i keq për të tjerët, a nuk jemi edhe ne hipokritë?

Gati harrova të rrëfejë tregimin e Akansha Goel, shumë interesant…. Në një qytet të vogël në Amerikë, një person kishte vendosur për të hapur një biznes bar, e cila ishte në anën tjetër -përballë, në një kishë. Kisha dhe asambleja e saj filluan një fushatë për të bllokuar hapjen e barit me peticione dhe luteshin çdo ditë kundër biznesit të tij.

Puna përparojë. Megjithatë, kur ai ishte pothuajse i kompletuar dhe ishte gati për të hapur disa ditë më vonë, një rrufe e fortë në qiell zdriti vendin, rrufeja goditi traversën dhe e dogji deri në tokë. Besimtarët-vijues të kishës ishin mjaft të vetëkënaqur që u realizuan parashikimet e tyre, deri atëherë derisa nuk i paditi pronari i barit autoritetet kishtare për 2.000.00$ dëmshpërblim për arsye se kisha dhe besimtarët e saj si dhe lutjet e tyre ishin në fund të fundit përgjegjës për dështimin e lokalit-barit, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kishte të njëjtin qëllim.

Në përgjigjen e saj në gjykatë, kisha kishte mohuar me forcë lijore të gjitha përgjegjësitë ose që kjo të kishte ndonjë lidhje që lutjet e tyre ishin arsye për abdikim të bar-it. Në mbështetje të kërkesës së tyre ata i referohen studimit të Benson në Harvard se; “! lutja ndërhyrëse (jo e drejtpërdrejtë) nuk ka pasur asnjë ndikim” rasti kaloi në rrugën procedimit në gjykatë, gjyqtari pasi kishte shiquar shkresat në seancën dëgjimore i bëri këto komente:

“Nuk e di akoma se si kam për të vendosur për rastin, por kjo që rezulton nga shkresat, ne kemi një pronar bari i cili beson në fuqinë e lutjes dhe ne kemi një kishë të tërë dhe të gjithë vijuesit e devotshëm të të saj që nuk besojnë….”

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …