Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare në banesën e tij në Tiranë akademiku i njohur Moikom Zeqo. Ai vuante prej kohësh nga sëmundja e leukemisë akute. Moikom Zeqo është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografike e televiziv me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ai ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbo-kroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht etj. Është autor i treiekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Ai mban Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …