Petrit Dibrani

Petrit Dibrani    Asnjë ditë, të vetme….

Sikur vetëm, një ditë të vetme, të lexoj apo ndëgjoj se dikush nga, opinionistët, analistët, parashikuesit dhe zbuluesit shqiptarë, do të shkruante vetëm njëher, se si duhet bashkërenduar apo unifikuar mendimet rreth qështjeve kombëtare, do isha njeriu më i lumtur në botë…..

Nuk e besoj, se do e kam atë fat!!

Pse?

Sepse; opinionistët, zbuluesit, parashikuesit, analistët, se kanë fare mendjen te UNITETI.

Disa s’kanë dije, disa as që duan të jenë, unifikues!

Të lartëcekurit, janë mësuar të, kritikojnë dhe asnjëher të propozojnë, të ëndërrojnë se po zbulojnë, të pretendojnë se po parashikojnë, dhe të flasin sikur po analizojnë.

Tmerr, shokuese….

 

Ndoshta nga dashuria e tepruar, ndaj “atdheut”.

 

Jo, nga dashuria e tepruar ndaj parave, ndaj të mirave materiale, u janë vërbuar sytë, i ka mbytur lakmia, apo ndoshta edhe më keq, duan ta shohin atdheun e tyre në këtë gjendje, të rënduar.

Kam bindjen se të lartëcekurit, kur janë vetëm para pasqyrës, mendojnë se, si ata nuk është askush!

Po mendojnë, se po parashikojnë, duke mos e ditur se po gabojnë!

Po mendojnë, se po zbulojnë, duke mos e ditur se po dështojnë!

Dhe po analizojnë, pa asnjë provë!

 

Oj pasqyrë,

Pasqyrë në mur,

Kush është më

I bukur se unë!

Si duket, kështu po mendojnë….

 

 

Petrit Dibrani: Të shohësh vetëm, bardhë e zi….

 

Shkrime, analiza, parashikime, zbulime dhe skenare, të shumta për Kosovën.

Ata të cilët, ndjellin keq, dhe shohin vetëm bardhë e zi, e keqja mundë t’iu vijë në prag të shtëpisë.

Thuajse, ç’do ditë lexojmë vetëm shkrime, të cilat për fatin tonë të keq, ndjellin vetëm urrejtje dhe dhunë.

Të shohësh vetëm, bardhë e zi!

Ç’ka nën kupton?!

Përceptimi i thjeshtëzuar i gjendjes në vend, propagandon skenare, të nxituara si zgjidhje dhe nxit dhunën!

Të menduarit delirant është një parashkallë e mendimit idiotik. Ata, që nuk e kanë kuptuar deri tani, e kaluara i ofron shumë material për ta parë.

Diskursi i shkrimeve për publikun, i ngjanë një pune pa mend.

Psh.

Të gjithë pjesëmarrësit janë mbledhur për të marrë pjesë, në një kërcim së larti, një lartësi e re është përcaktuar dhe tani, të pranishmit diskutojnë me zell, nëse kjo lartësi do të arrihet. Grindja me njëri tjetrin, për pohimin në dukje është absurd, se pengesa në këtë lartësi mund të kalohet, duke i vënë përballë pohimin në dukje absurd, se është e pamundur që kjo lartësi të kalohet dhe madje mund të çojë, në një thyerje qafe.

Të shkruarit, duke i parë vetëm dy ngjyra bardhë e zi, është fillimisht mendim delirant, pastaj sigurisht edhe mund të nxit dhunën, brenda mjedisit shoqëror.

Shpeshherë, shkrime të gjata pa kuptim, duke parë vetëm bardhë e zi, ku na dërgojnë si shoqëri?!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …