Haliti: Kemi hyrë në një fazë serioze, duhet të kemi kujdes

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka shprehur edhe sot shqetësimin me gjendjen aktuale me Covid19 në Viti. KKMSH në mbledhjen e rregullt ka vlerësuar se pas paraqitjes së rasteve të reja me gripin pandemik është shtuar rreziku për përhapje të mëtutjeshme. Kryetari Sokol Haliti, i cili edhe kryeson KKMSH-në, tha se tash kemi hyrë në një fazë serioze, prandaj duhet të kihet kujdes të shtuar. Ai kërkon nga qytetarët që të vetëpërmbahen, në mënyrë që lehtësimi i masave të mos kthehet si kundërefekt. Sipas tij tashti kur lëvizja e qytetarëve nuk është më e kufizuar, nuk dihet se nga mund të përhapet virusi. Ai tha se po hulumtohen rastet e kontakteve të të infektuarve, në mënyrë që virusi të lokalizohet sa më shumë. Kryetari Haliti tha se po mbahen kontaktet me të infektuarit dhe familjarët e tyre të vetizoluar. Ai tha se po vazhdohen masat e dezinfektimit dhe klorifikimit në lokalitete të ndryshme. Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili, u bën thirrje atyre që kanë pasur kontakte me personat e infektuar, të vetizolohen, kurse ata që kanë shenja të lajmërohen për testim. Ndryshe, në Ditën e Çlirimit të Komunës së Vitisë, si masë parandaluese, janë anuluar manifestimet publike dhe seanca festive e Kuvendit Komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …