Trusti Pensional i njofton qytetarët se ende nuk ka vendim zyrtar për mundësinë e tërheqjes se 10% të kursimeve

Trusti Pensional i njofton qytetarët se ende nuk ka vendim zyrtar për mundësinë e tërheqjes se 10% të kursimeve

Pas deklaratave të ministres së Financave, Hykmete Bajramit, e cila tha se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia, janë deklaruar edhe nga ky institucion. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka njoftuar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje. Ky institucion ka apeluar te qytetarët që t’i shmangin vizitat në zyret e tyre, meqenëse siç thonë po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …