Duke folur për vizitën që nesër do t’i bëjë Kosovës, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kryetari, Hashim Thaçi ka nënvizuar se Llajçak duhet ta dijë që Kosova është shtet i pavarur. “Nuk jam i informuar për agjendën e Lajçakut në Kosovë. Ai duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, çdo qasje tjetër është dështim i tij dhe BE-së në Kosovë. Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për liberalizim të vizave dhe jo për fjalë”, ka thënë Thaçi. Thaçi foli edhe për atë se kush do të udhëheqë me dialogun me Serbinë, duke shtuar se kjo është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës. “Duhet të koordinohemi dhe të jemi të bashkuar për të treguar atë që duam në dialogun me Serbinë, njohjen reciproke. Kompetencat për procesin e dialogut janë të qartësuara me Kushtetutë. Do të jemi krah për krah me njëri-tjetrin në procesin e dialogut. Nuk jemi në garë me njëri-tjetrin, por bashkë përballë Serbisë”, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …