Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se rastet e fundit me coronavirus në Kosovë, janë pasojë e papërgjegjësisë. Shifrat sa i përket të infektuarve me COVID-19 janë shqetësuese. “Ky numër shpërfaq pakujdesinë tonë të përgjithshme pas lirimit të masave. Mbi të gjitha ky numër tregon papërgjegjësinë e qytetarëve për ta ruajtur jetën e vet dhe të tjerëve. Zemaj thotë se lirimi më i madh i masave u bë në fund të qeverisjes së kaluar. “Edhe hapja e çerdheve dhe kopshteve u bë pa paralajmërim paraprak. U hapën menjëherë edhe kufijtë tokësorë. Pra hapja e shumë sektorëve u bë në mënyrë të menjëhershme”. Ministri i Shëndetësisë thotë se nga nesër do të aktivizohen edhe 200 zyrtarë që do të kontrollojnë pikat doganore apo përmes inspektorëve të shqyrtojë masat ndëshkuese për ata që shkelin rregullat”, tha ndër të tjera Armend Zemaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …