Pas rritjes së numrit të infektuarave me Covid-19, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Hoti ka thënë se numri i shtuar i rasteve është si pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. “Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me COVID-19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …