leoni

Pacolli

Pacolli: Të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-ve apo midis demokratëve dhe republikanëve

Ish-shefi i diplomacisë së Kosovës Behxhet Pacolli ka deklaruar se ftesa e emisarit amerikan Richard Grenell për vazhdimin e dialogut më 27 qershor në Uashington dhe vizita e nesërme e emisarit evropian Mirosllav Lajçak në Prishtinë, është tregues i qartë se Perëndimi kërkon zgjidhjen e shpejtë të problemit të hyrjes së Kosovës në OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Në një postim, kryetari i AKR-së ka shkruar se Kosova nuk mund të hidhërojë miqtë e saj amerikanë dhe evropianë me të cilët ishin së bashku në vitin 1999. Sipas tij ne si Kosovë duhet t’i jemi mirenjohës ketij aksi dhe të heqim dorë nga ëndërrimet se mund të luajmë midis BE dhe SHBA-ve apo midis demokratëve dhe republikanëve në fushatën zgjedhore amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …