Kuvendi Komunal i Deçanit me një seancë solemne ka shënuar sot “Ditën e Çlirimit”, ku është kujtuar sakrifica e dëshmorëve të kombit, të rënë për liri e pavarësi të Kosovës. Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj, duke kujtuar të kaluarën e shenjtë të këtij vendi, tha se komuna që ai udhëheq ka dhënë shumë heronj për çlirimin e Kosovës. Duke folur për sakrificën e heronjve, ai theksoi se Deçani është prej vendeve me dhembje të mëdha. Gjatë ditës u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lule pranë përmendores së dëshmorëve, shtatores së Luan Haradinaj, Mentor A. Tolaj, Bekë Riza e Sali Çekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …