Është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Skenderajt. Personi i infektuar është nga Likoci dhe është rast kontakti nga qyteti i Fushë-Kosovës. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, komuna së bashku me QKMF-në ka ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm dhe tani rasti është në izolim. “Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.