Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Prishtinës dhe Tiranës. Ai falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar ndihëm e shtetit shqiptarë për Republikën e Kosovës. Ministri Krasniqi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për sezonin turistik, dhe masat që duhet të respektohen për tu mbrojtur nga pandemia, duke u dakorduar që të kenë takime vazhdueshme që t’i eliminojnë të gjitha barrierat që mund të paraqiten në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa ambasadori Minxhozi e uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur integrimin dhe zhvillimin ekonomik e politik të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …