leoni

“Hartat Zonale” do të përcaktojnë perspektivën zhvillimore të komunës së Hanit të Elezit

Pas nënshkrimit të “Marrëveshjes së Bashkëpunimit” ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe (GIZ) GmbH, është mbajt takimi i parë informues. Në takim të përbashkët ishin Kryetari i Komunës Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani dhe drejtorë e zyrtarë komunal, zyrtarë nga projekti i GIZ-it, Rudina Qerimi, këshilltare për planifikim hapësinorë në nivel lokal dhe Shkelqim Daci, këshilltarë për planifikim hapësinorë në nivel qendrorë si dhe Sadije Deliu-Kelmendi, drejtoreshë e Kompanis Konsulente “Plan –A Consulting dhe Drita Nushi Konsulente e kësaj kompanie. Kompania konsulente “Plan –A Consulting” është e kontraktuar prej Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) GmbH për të ndihmuar komunën Hanit të Elezit në procesin e hartimit të “Hartave Zonale”. Në bashkëbisedim u theksua rëndësia e këtij dokumenti e cila do të përcaktojnë perspektivën e zhvillimit të ardhshëm të komunës. Komuna e Hanit të Elezit dhe GIZ-i përmes këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të komunës për të kryer detyrat në fushën e planifikimit hapësinorë dhe ndarjen e zonave urbane dhe rurale të tërë komunës sipas standardeve të reja të përcaktuara në ligjin për Planifikimin Hapësinorë. Projekti pritet të realizohet deri në fund të vitit 2021 ndërsa është bashkëfinancim ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) GmbH .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …