Gjatë së martës, Kosova ka thyer rekord me numrin e ri të rasteve. Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 1 mijë e 756, përderisa vetëm gjatë së martës janë regjistruar 141 raste të reja. Duke e parë rritjen me të infektuar gjatë ditëve të fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një apel të ri për qytetarët. Përmes një njoftimi, IKSHPK-ja ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna, të mbajnë maska, distancë dhe higjienë. Madje IKSHPK-ja ka bërë apel te qytetarët që ta marrin seriozisht këtë virus. “IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore kur ata rezultojnë pozitiv në SARS CoV-2, por qytetarët duhet ta marrin seriozisht apelin tonë për t’i zbatuar me përpikëri rekomandimet dhe bartjen e maskave në vende ku ka grumbuj njerëzish dhe nuk mund të mbahet distanca nën 2 m”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …