Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka bërë të qartë se shteti zviceran e mbështet dialogun me Serbinë i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, përfshirja e akterëve të tjerë, duke aluduar në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, është e mirëseardhur, por siç theksoi ai, dialogu është çështje e Evropës dhe i takon shteteve evropiane që ta zgjidhin atë. Tutje ai në diskutimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, me tëmën “Cila është platforma e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë?”, ka thënë se, normalizimi i marrëdhëneve Kosovë-Serbi është çëshjte evropiane dhe se Zvicra e mbështet një dialog të tillë. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të tregohen të gatshme për rifillimin e dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …