Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se se Beogradi është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, por insiston se shteti i tij nuk do të pranojë Kosovën. “Nuk jemi afër zgjidhjes. Ne kemi provuar të japim disa propozime, por ato kryesisht kanë ndeshur në refuzim, e as që është diskutuar zyrtarisht ndonjëherë për to”, është shprehur ai, duke shtuar se “Ata që organizojnë dialogun duhet ta dinë se ne me siguri nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e Kosovës…” ka thënë Daçiq. Ai ka theksuar se Serbia do t’i pranojë bisedimet për propozime me kompromis.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …