Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak tha se kanë diskutuar për krijimin e mundësive për rifillimin e dialogut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën. “Ne sot patëm takim me Lajcak. Ai shpalosi idenë dhe angazhimin e tij për dialog Kosovë – Serbi dhe krijimin e parakushteve për të rifilluar dialogu. Nga tema ka qenë edhe liberalizimi i vizave, ku kërkuar që personalisht të angazhohet që Kosova sa më shpejtë ta marrë liberalizimin e vizave dhe tani e tutje besoj se do të kemi takime të rregullta Prishtinë-Bruksel dhe me palët e interesuara që të fillojë dialogu”, tha Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …