TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJEN KOMUNAL TË JUNIKUT

Shtabi Emergjent i komunës së Junikut mbajti takimin e radhës, ku përpos masave mbrojtëse bazë ndaj Virusit COVID-19, respektimi i distancës, vendosja e maskës dhe pastrimit i duarve pas çdo kontakti, kërkoi që të vihen në implementim strikt masat si:

  • Vendosja e maskave në Institucione dhe Biznese nga stafi shërbyes

  • Vendosja e maskës nga qytetarët që marrin shërbime në Institucione dhe biznese që ofrojnë shërbime në ambiente të mbyllura

  • Ofrimi i shërbimeve duke respektuar distancën

  • Bizneset obligohen të ajrosin, dezinfektojnë ambientet e mbyllura vazhdimisht

  • Reduktimi i shportave, karrocave në markete

  • Reduktimi i tavolinave, ulëseve nëpër lokale sipas rekomandimeve të IKSHPK

  • Vendosja e shiritave ndalues në ulëset e autobusëve zig-zak

  • Inspektimi i përditshëm i bizneseve për respektim të masave nga Inspektorati komunal dhe policia

  • Ndalimi i tubimeve në grupe në qendër të qytetit, hapësira publike dhe parqe.

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi shfaqi shqetësimin e tij për numrin e lartë të të infektuarve në nivel nacional, pavarësisht që Juniku akoma nuk shënon ndonjë të infektuar, mirëpo inspektorati komunal të koordiuar me policin të inspektojnë respektimin e masave mbrojtëse bazuar në manualin e dal nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandime nga IKSHPK. Komandanti i Stacionit Policor në Komunën e Junikut theksoj që policia e Kosovës është e obliguar të monitoroj zbatueshnërinë e manualit për masa mbrojtëse që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve dhe personelit shërbyese, pasi që gjendja në nivel nacional sa i përket të infektuarve me COVID-19 është shqetësuese në 48 orëshin e fundit. Jemi dëshmitar që brenda tri ditë kemi mbi 300 raste, gjë që është duke shfaq rrezik për dalje nga kontrolli të situatës bazuar në kapacitet shëndetësore të Kosovës, andaj kërkojmë nga qytetarët respektimin e masave mbrojtëse bazë: respektimin e distancës, vendosjen e maskave dhe pastrimin e duarve pas çdo kontakti dhe ne gjithashtu kemi marrë rekomandim nga IKSHPK-së që stafi i QKMF-së në Junik t’i nënshtrohen testimit në mënyrë që të sigurohemi që mund të ofrojmë shërbime të sigurta për qytetarë- deklaroi Kryeshefi i QKMF-së në Junik. Përfaqësuesi i bizneseve anëtar i shtabit emergjent komunal shprehi besimin se edhe bizneset do mirëpresin implementimin e masave, pasi që e kanë të interesit të mbrojnë personelin dhe të kujdesen për imazhin e biznesit të tyre, pasi që pakujdesia në shërbim apo mosrespektim të masave mund të jetë rrezik potencial i infektimit dhe biznesi të etiketohet si vatër e virusit, gjë që ndikon në dëmtim të imazhit. Shtabi Emergjent Komunal lut qytetarët dhe operatorët ekonomik të respektojnë masat mbrojtëse, që të mos kthehemi mbrapa duke mos rrezikuar shëndetin publik dhe të familjarëve të tyre.

– Respekto distancën

– Vendos maskën

– Pastroj duart pas çdo kontakti

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …