Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Në pusin e fajit kolektiv

Vitet ikën njëra pas tjetrës dhe sa po bëhet dekada që kur kuvendi ynë autorizoi bidesimet me Serbinë. U thanë të jenë teknike. Politika bashkë me zhurmën ngarendën të përfitonin mbi këtë gabim të parlamentit, të cilin e ngulfatën për t’i dhënë fatin e normalitetit. Zhurma mbeti zhurmë, një tingëllimë nëpër orakullin e fatit të Kosovës mbetur jetim nga brenda për kujdes atërorë të cilin nuk e ushtroi dot politika jonë sfumuese dhe nëpërkëmbur nga jashtë cicmiceve të të mëdhenjëve.

Bisedimet bënë atë që nuk ia arriti dot ta bënte Serbia për një shekull të tërë edhe pse ishim të pushtuar nga ajo. Kosovës i dhanë nëpër brendinë e saj realite etniko-territoriale serbe. Këtë dekompozim territorial që Serbia po përpiqet ta funksionalizoj në Kosovë edhe me rregullim kushtetues, për ta futur një ditë nën strehen e vet shetërore, ku me vullnetin e ndarje-bashkimit të komunave serbe në vazhdim territoriar e ku me parimin e eksterritorialitetit, politika jonë drejtuese e gjithë pushteteve nga dita në ditë po e thellon keq e më keq. Do donim të thonim: më shumë me të qenit e tyre batakçi se sa me jo kapacitetet tona si shoqëri.

Ne vërtetë jemi vend i vogël, por ka vende edhe më të vogla se sa ne e që janë funksionale. Pra Serbia, përmes epërsisë së saj politikbërëse, po ia del ta defunksionalizoi Kosovën për fatin e vetëm të saj të keq klasën politike.

Sikur na kanë brumosur pushtimet e gjata, ne reagojmë vetëm kur thika prekë ashtin. Nuk ia kemi dalur asnjëherë të kemi një klasë intelektualësh, të diturish a drejtuesish, që kanë marrur përsipër ta thërrasin popullin në ndërmarrje kundërshtuese kundër të keqes përveçse kur mbijetesa ka mobilizuar detyrueshëm. Kjo shtresë e fajshme me oportunitetin e vet, e cila bredhë sahanëve nëpër pushtetet e politikës dhe mbledhë myshqet këpurdha mbetjeve të gllabërimit zhvatës, nuk ka se si të quhet veçse sahanlëpirëse dhe faji i madh i vendit. Pas të tillëve rendin me besim shumë nga trutharët e popullit.

Si e tillë, kjo shtresë i thënçin intelektuale, që shfaqet nga pushteti në pushtet ndryshe ndryshe, me dashje kthehet në instrument trushpërlarjeje të masave. Pra nuk kemi pse çuditemi kur shohim se të tillët ia kanë arritur të vëhen mes masave trushpërlara dhe kastës e liderit, për çka sot, për liderët flitet me epitete kulti dhe trutharët i besojnë për të tillë ata.

Hyjnizimi i të mirës së paqenë si virtyt i liderit është bërë gjella mashtruese për masat, e cila e mban në sofrën e përfitimit personal e familjar këtë mjerim intelektual sahanlëpirës. Dukuri të tilla kanë imponuar që ne gjithmonë të veprojmë kur e keqja trashet aq shumë sa nuk mban më, dhe qytetarët nuk vëhen më para dilemës, por para faktit të mbijetesës, të cilën e kemi paguar me shumë gjak; qoftë nëpër kalvarin e ikjes shpopulluese, qoftë me përballjen e orës së fundit ku vdekja ka gjymtuar kombin në të gjitha kapacitetet e tij nga djegjet e shkatërrimet e ekonomive e deri te mbijetesa biologjike.

Se sa janë batakçi politikanët tonë pushtetar, mjafton të shohim lehtësinë me të cilën politika jonë u dha ndarjen etnike territorve të caktuara në Kosovë dhe i emërtoi me “Komunat serbe” për të kënaqur objektivat e Serbisë, edhe pse vendi ynë nuk saktësohet me kushtetutë si bashkim i etnive apo religjioneve etnitete territoriale e kategori kushtetuese, etj!

Janë bërë shumë gabime gjithë këtyre viteve, që me dimenzionimin e dialogut e deri me marrveshjet e arritura, të zbatuara apo jo! Të gabohet ndaj vendit sikur gaboi politika jonë me diemnzionimin etnik në dobi kolonësh edhe me komuna qesharake krejt minore dhe sikur i dha dimenzion territorial një religjioni është kulmi i absurdit dhe thellësia e gjersisë së fajit. Kjo spjegon tërësinë e kalbjes që ka pësuar kasta jonë politike dhe mjerimin e kënetës ku është zhytur klasa jonë intelektuale nga ku nuk i del fjala meqë kafshata e turpit ia ka zënë gojën dhe ia ka molisur deri në letargji mendjen!

Sot po flitet për territore dhe rrezikim rendi kushtetues në shpinë të Kosovës. A nuk është gjymtuar Kosova dhe viset e shqiptare në ish Jugosllavi me copëtimin e tyre nën tre pushtues, Serbi Mal i zi dhe Maqedoni të Veriut? Zgjidhja përmes lëndimit të territorit të Kosovës është e vështirë të mbetet pa apetite rajonale për zhvillime dhe këtë duhet ta dijë secili!

Mosreagimi energjik i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Rusisë në rastin e Osetisë dhe Abkhazisë soli krizën Ukrainase, Krimenë dhe luftën që po vazhdon atje nga Rusia për territore tjera, dhe gjithë gjeopolitikën e re të atij rajoni që sot po e rrezikon gëlltitjen e Bjellorusisës nga Rusia dhe jo vetëm asaj. Një gjë e tillë po mëtohet nga Rusia sot përmes Serbisë në Kosovë dhe rajon me fokus të shtuar tashmë edhe në ndarjen e Malit të zi.

Serbia nuk duhet të trajtohet asesi ndryshe veçse fajtore për zhvillimet e të gjitha luftërave me rastin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe përgjegjëse për gjenocidin e ushtruar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Për këtë ajo duhet të paguaj më së paku me marrjen e territoreve ku ajo përbënë rrezik për banuesit e saj sikur janë Lugina e Preshevës, Sanxhaku, Vojvodina dhe hyrja Bullgare deri afër Nishit. Përndryshe, prekja e Kosovës qoftë në aspektin territorial qoftë në atë të rregullimit kushtetues përbënë kaotizmin që po e kërkon Rusia për Rajonin, ku apetitet do bëheshin objekt në duart e shërbimeve të saj.

Meqenëse, ne nuk e patëm kujdesin të reagonim me mospranim sa herë politika jonë bëri marrveshje të këqia apo gjithçka përveç njohjes nga Serbia, sot kemi ngelur të gjithë të zhytur në fajin koelktiv nga i cili do na duhet të dalim.

Kosova, subjekt i të drejtës ndërkombëtare, mbeti objektiv me dimenzionimin që ia bëri Plani i Athisarit dhe kjo mbeti një pajtim kompromisi, i cili ne shqiptarëve na është imponuar për të mos shkuar në drejtim të bashkimit me Shqipërinë. Nga ai kompromis shumë i madh dhe shumë i dhimbshëm se sot kemi degraduar në rrezik territorial dhe të rendit kushtetues. Andaj, ne shqiptarët e thjeshtë, në mungesë të klasës së përgjegjshme politike, duhet të mendojmë për zhvillimet që po vinë. Marrja e rastësishme e veriut nga Serbia me bekimin ndërkombëtar neve dhe rajonin nuk duhet të na gjejë duarkryq.

Erëra luftërash po fryjnë dhe ne sikur gjithmonë mund të na gjejnë jo institucional, jo shtetërorë, patriotë me dhembshuri edhe në gatishmëri flijuese.

Shqiptarët në rajon është koha të mendojnë për zhvillimet. Kosova nuk bënë përjashtim as patetizmi as patriotizmi, kështu do të ndodhë që nga Kroacia e poshtë deri në Shtip, Veles e Manastir dhe deri në përëndim në Ulqin, meqenëse Serbia në zhvillimet e reja po paraqitet me armiqësi shumë vepruese për ndarjen edhe të Malit të zi.

Pretendimet territoriale të Serbisë janë miniaturë ruse po aq sa janë edhe cytje e saj. Një aleancë e përgjithshme e rajonit anti Serbi është e nevojshme si në planin politik e ekonmik poashtu edhe në atë ushtarak. Në mungesë të saj, ne mund të përfshihemi dhunshëm në luftëra për territore. Kjo do përbënte fundin e panjohur të secilit nga ne që do përkthehej në historinë e përbashkët të ndalur.

Rrita e të djathës Europiane dhe animi i saj drejt ekstremit për qartësi nacionale e veçim shtetëror për ekonominë dhe politikat e ushqen pasigurinë tonë rajonale. Raportet mes europianëve të mëdhenjë kanë ndikuar gjithmonë në prodhimin e mendjelehtësisë rajonale në Ballkan për zhvillime të dhunshme përfitimi veçanarisht nga Serbia, ku mbijetesa e më të vegjlëve dhe të pafuqishmëve është shëndrruar gjithmonë në pre lufte e kusur apetitesh. Kjo e keqe na ka gjetur gjithmonë në mbijetesë ne shqiptarëve, andaj sot kur kemi dy shtete nuk do duhej të na ndodhte e njëjta gjë. Duke u pregaditur për luftën ne shqiptarët kudo e ndërtojmë paqen, ose përndryshe vazhdojmë në fajin kolektiv për të cilin kemi paguar aq shumë gjak e territorre.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …