leoni

Malishevë: Shtabi komunal emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, kërkojnë zbatim rigoroz të masave në raport me pandeminë

Shtabi Komunal Emergjent dhe Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Malishevës, kanë mbajtur një takim të përbashkët, me qëllim të vlerësimit të situatës me pandeminë me COVID-19 në territorin e Malishevës. Nga kjo mbledhje doli rekomandimi për të gjithë qytetarët dhe institucionet që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të masave në raport me pandeminë. Fillimisht Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e bëri një prezantim të gjendjes së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ku aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19, por që rritja e rasteve në nivel vendi, paraqet rrezik të përhapjes së virusit, pasi askush nuk është i amnistuar nga ky virus. Gjatë analizës së situatës aktuale me COVID-19, nga ana e shtabit emergjent dhe komitetit për mbrojtje dhe shpëtim, u kërkua që të vazhdohet me zbatimin rigoroz të të gjitha rekomandimeve të IKSHP-së, pasi kjo është arma e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Nga rekomandimet e dala nga ky takim, ishin edhe mos kryerja e shërbimeve për personat të cilët nuk përdorin maska, krahas institucioneve, edhe sektorët si gastronomia dhe sektorët tjerë, të përdorin maskat dhe masat tjera mbrojtëse, pastaj u kërkua nga inspektorati komunal që të jetë edhe më tepër aktiv në inspektim të zbatimit të masave, si dhe u kërkua nga të gjithë qytetarët, që të zbatojnë rekomandimin e pjesëmarrjes sa më të vogël në ceremonitë e varrimeve dhe në ngushëllime, të cilat ende nuk janë të lejuara të mbahen.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtori Pira viziton disa bujqë vitias

Bujqit vitias kanë filluar me intensitet të lartë mbjelljet pranverore, falë kushteve të mira klimatike …