Mbahet mbledhja e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Komunitete, Bajram Morina është mbajtur mbledhja e dytë e këtij komiteti për vitin 2020, gjatë mbledhjes është diskutuar për Informatë rreth dëmtimit të varrezave të komunitetit Romë, Ashkali, Egjiptian (RAE) dhe Informatë rreth gjendjes socio ekonomike të komunitetit jo shumicë gjatë kohë së Pandemisë me Virusin Covid-19. Për pikën e parë Informatë rreth dëmtimit të varrezave të komunitetit Romë, Ashkali, Egjiptian (RAE), ka folur shefi i zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit, Lendrit Qeli i cili i ka informuar anëtarët e Komitetit për Komunitete duke thënë se pas marrjes së informacionit lidhur me dëmtimin e varrezave së bashku me zyrtarë komunal kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe se më pastaj kryetari i komunës, Smajl Latifi ka formuar komisionin për verifikimin e dëmit. Sipas raportit të komisionit janë dëmtuar 19 varreza, 18 janë të komunitetit RAE dhe 1 e komunitetit Shqiptarë dhe se vlera është 3040 euro, pritet që varrezat e dëmtuara të rregullohen. Mirjeta Krasniqi dhe Ali Zhuniqi anëtarë të Komitetit për Komunitete, e kanë dënuar dëmtimin e varrezave, duke kërkuar që kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin nga institucionet përgjegjëse të Kosovës. Shefi i zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, ka dhënë një Informatë rreth gjendjes socio ekonomike të komunitetit jo shumicë gjatë kohë së Pandemisë me Virusin Covid-19, për këtë pikë ai ka thënë se gjatë periudhës së pandemisë, janë shpërnda pako ushqimore dhe pako higjienike, donatorë ka qenë komuna e Rahovecit, por që ka pasur edhe donator të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …