Kryetari Jashari ka takuar ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka takuar ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi, Në këtë takim u bisedua për projektet e përbashkëta në fushën e infrastrukturës, duke përfshirë vazhdimin e projekteve rrugore në çdo fshat apo lagje të komunës së Skenderajt. Pasi e ka uruar ministrin Abrashi për pozitën dhe përgjegjësinë e re, kryetari Jashari ka kërkuar nga ai angazhim dhe përkrahje për përfundimin e rrugës regjionale Klinë e Epërme- Skenderaj- Polluzhë, pasi që nuk ka asnjë pengesë në teren dhe se ky projekt duhet të përfundojë këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …