Vetëvendosje

Vetëvendosje: Për vazhdimin e dialogut qeveria Hoti e hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë por hoqi dorë edhe nga shëndetësia

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë Hoti se ka pranuar për vazhdimin e dialogut në Uashington, pasi paraprakisht plotësoi kërkesat e Serbisë për largimin e reciprocitetit dhe heqjen dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Përmes një video të publikuar në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje thotë se për një vazhdim të mbrapshtë të dialogut pati disa parakushte: u desh të largohej një qeverisje e mirë, të hiqej reciprociteti dhe të hiqej dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. “Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga një klub i stërvjetëruar politik nën qeverinë koti që nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet”, thekson Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …