Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi e quan joserioze ftesën e Hotit në rrjete sociale për takim të liderëve politikë

Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi e quan joserioze ftesën e Hotit në rrjete sociale për takim të liderëve politikë

Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi e ka quajtur qesharake dhe joserioze ftesën e kryeministrit Avdullah Hoti përmes rrjeteve sociale për pjesëmarrje në takimin me liderët politikë, për të bashkërenduar qëndrimet para takimit me palën serbe në Uashington. Ai ka thënë se mos dërgimi ftesës në rrugë zyrtare për të pasur qëndrimet të përbashkëta ka bërë që PDK si parti të refuzojë pjesëmarrjen në takim. Deputeti Gashi ka thënë se PDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj procesit të dialogut, derisa sipas tij, është LDK-ja ajo e sidomos Avdullah Hoti që kanë ndryshuar qëndrimet për dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …