Ministri Selimi: Themelimi i Gjykatës Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit

Ministri Selimi: Themelimi i Gjykatës Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka marrë pjesë të mërkurën në një forum virtual për të diskutuar mbi Drejtësinë Komerciale, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me programin e USAID për Drejtësi Komerciale. Gjatë këtij forumi, ministri theksoi rëndësinë që ka drejtësia komerciale, veçanërisht themelimi i Gjykatës Komerciale, funksionalizimi i së cilës mbetet një nga prioritetet e mandatit të tij. Sipas Selimit, Gjykata Komerciale do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të biznesit dhe do të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset vendore por edhe për investitorët e huaj, për të cilat Ministri Selimi ka kërkuar që të krijohet një mekanizëm i veçantë, i cili do të vepronte në kuadër të kësaj Gjykate, ku gjyqtarët do t’i trajtonin vetëm investimet e huaja.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …