Sot në Skenderaj është shënuar 21-vjetori i çlirimit të kësaj komune nga forcat okupatore serbe. Sheshi i këtij qyteti ka marrë pamje festive, flamujt e Republikës së Kosovës dhe flamuri kombëtar kuq e zi janë vendosur nëpër të gjithë qytetin. Për të shënuar këtë ditë kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar nga kabineti i komunës ka bërë homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari në Skenderaj. Nga aty ai është nisur për në kompleksin memorial në Prekaz ku është vazhduar me nderime tek varri i heroit kombëtar dhe të rënëve të tjerë.
