Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30 mban konferencë për media, bën të ditur zyra për informim e kreut të shtetit. Nuk dihet arsyeja e thirrjes së konferencës e as tema që do të flas kryetari, por ka gjasë që kjo të jetë pas konferencës së emisarit special të BE-së për dialogun. Lajçak i pyetur nga gazetarët për udhëheqjen e dialogut nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi apo nga kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk është këtu të përcaktojë se kush do të jetë udhëheqesi. Sidoqoftë ai ka thënë se i ka ofruar mbështetjeje kryeministrit të jetë pjesë e negociatave, duke shtuar se të dy i ka njoftuar për planet që ka BE-ja për dialogun.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …