Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Llavrov, gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd, është takuar me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Pas takimit, tha se qëndrimi i Rusisë karshi problemit Kosovë-Serbi mbetet i pandryshuar, sepse Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë. Sot edhe një herë e kemi konfirmuar se do të mbështesim të gjithë hapat dhe iniciativat të cilat vërtet do t’i ndihmojnë Beogradit dhe Prishtinës që të arrijnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht në kuadër të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së”, tha Lavrov. Ai shtoi se Rusia kërkon nga BE-ja, si ndërmjetëse e dialogut, të luftojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura, të cilat, sipas tij, po i sabotojnë shqiptarët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …