Edi Rama

Edi Rama: Kush përbaltet me krimin merr baltë si bashkëpunëtor, kjo ka ndodhur kudo ku krimi është luftuar seriozisht

Sot në seancën  Kuvendit të Shqipërisë, ku është thirrur në  një interpelancë, kryeministri Edi Rama, ka theksuar se Shqipëria ka bërë progres të madh gjatë viteve të fundit në luftën ndaj krimit. “Ikja në drejtim të paditur e vrasësve dhe humbja e gjurmëve nuk është më e mundur sepse, merrni shikoni të gjitha operacionet e policisë gjatë 3-4 viteve të fundit dhe do të shikoni sesi krime të kryera, jo vetëm janë zbardhur, por janë kapur autorët. Organizatorët e grabitjes së Rinasit janë pas hekurave tashmë. “Mes Shqipërisë sot dhe dje, 5-6 vite më parë në aspektin e luftës me krimin PS-ja është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji kriminalizuese sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afro 7 vite qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë dhe është fakt, jo opinion që kush lufton seriozisht krimin akuzohet për të kundërtën. Kush përbaltet me krimin merr baltë si bashkëpunëtor i krimit, kjo ka ndodhur kudo në çdo vend ku krimi është luftuar seriozisht”, është shprehur Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …