Kryetari Latifi fton në konsultim publik grupet e interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit me qëllim të ngritjes së transparencës dhe me qëllim që ti mbajë të informuar qytetarët e komunës së Rahovecit për gjendjen aktuale, organizon:

KONSULTIM PUBLIK

Me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit

Me këto tema:

– Gjendja dhe ndikimi që pati virusi Covid-19 në komunën e Rahovecit,

– Bashkëveprimi ndërkomunal mes komunës së Rahovecit dhe organizatave joqeveritare

– Planet për programet e komunës së Rahovecit, për subvencionimin e OJQ-ve.

Konsultimi publik organizohet nga Kryetari i  Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, të premten, më: 26.06.2020, në orën: 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …