Eksperti amerikan për Ballkanin, Janusz Bugajski, në ka thënë se uashingtoni është i irrituar nga progresi i ngadaltë i Bashkimit Evropian në rifillimin e bisedimeve Serbi-Kosovë. Ai beson se Shtëpia e Bardhë duket e vendosur të krijojë një marrëveshje dhe ta prezantojë atë si një sukses të rëndësishëm të politikës së jashtme gjatë zgjedhjeve presidenciale në vend. Strategjia e Shtëpisë së Bardhë do të funksionojë vetëm nëse Grenell do të mund ta bindë Serbinë të pranojë shtetësinë e Kosovës, ose të mos e bllokojë hyrjen e saj në institucionet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, mund të përpiqet që të bindë Prishtinën t’i njohë monumentet ortodokse serbe si vende të mbrojtura ndërkombëtarisht dhe të lejojë një shoqatë të decentralizuar të komunave për pakicën serbe ka thënë mes tjerash Janusz Bugajski. (Telegraf)