Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të cilët ka biseduar për proceset e përgjithshme në vend, për situatën e krijuar nga pandemia dhe sfidat me të cilat po përballen qytetarët si pasojë e kësaj pandemie Hoti me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve të këtyre tri komunave nën Serbi. Po ashtu, kryeministri Hoti ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me përfaqësuesit politikë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe për përkrahjen për këto tri komuna në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit. Ndërsa përfaqësuesit e Kosovës Lindore e kanë falënderuar Hotin për pritjen dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …