Me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve nga pandemia COVID-19, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar një Urdhëresë për aplikimin e masave për parandalimin e luftimit të COVID-19 në sektorin e gastronomisë. Përmes kësaj urdhërese ministria ka kërkuar zbatimin e masave që dalin nga Plani Kombëtar i Reagimit ndaj këtij virusi, rekomandimeve që janë dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.