U mbajt Dëgjimi i parë Publik për Draft-Rregulloren për Ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve

Kryesuesi i Komisionit për Hartimin e Draft-Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve dhe Transfereve, Valon Krasniqi, prezantoi, kriteret e këtij akti normativ para qytetarëve, në dëgjimin e parë publik. “Me këtë rregullore përcaktohen kriteret dhe procedurat e ndarjes së mjeteve të buxhetit të komunës- fondi për subvencione dhe transfere për ndihmë materiale, personave fizik dhe juridik. Bazuar në fondin e ndarë buxhetor të subvencioneve dhe transfereve për vitin aktual. Kryetari i Komunës së Malishevës sipas kërkesave të arsyetuara të palëve, ndanë mjete financiare buxhetore- ndihmë momentale, për personat juridik dhe fizik sipas procedurës së përcaktuar me këtë rregullore. Dispozitat e kësaj rregullore zbatohen nga organet komunale gjatë ndarjes së subvencioneve për përfituesit. Me këtë Rregullore, përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat të cilat i mundësojnë komunës të ndajë mjete financiare pa kthim nga kategoria e subvencioneve për fushat e cekura në këtë rregullore për personat fizik dhe juridik. Dispozitat e kësaj rregullore zbatohen nga organet dhe trupat komunale gjatë ndarjes së subvencioneve për përfituesit, tha ndër të tjera, Krasniqi”. Edhe anëtarët tjerë të komisionit dhanë kontributin e tyre në debat, si dhe disa qytetarë të cilët ishin prezent në numër simbolik, u inkuadruan në debat dhe kërkuan që bujqësisë t’i jepet rëndësi e veçantë, pasi ky sektorë përfshijnë numrin më të madh të vetëpunësimit. Pas këtij dëgjimi të parë publik, Komisioni, ka caktuar të mbajë takimin e radhë për këtë draft-rregullore , të gjashtin, më 26.06.2020, në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …