Kryetari Latifi, nënshkruan vendimin për reduktimin e stafit të Komunës së Rahovecit

Në mbështetje të nenit 13, nenit 17 shkronja (g) dhe nenit 58 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale në Republikën e Kosovës (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008”), nenit 57 pika 1.7, nenit 74 dhe 92 paragrafi 1 dhe 4 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 të datës 29.03.2017 si dhe në mbështetje te vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/06, të datës: 17.06.2020, Kryetari i Komunës së rahovecit Smajl latifi, merr këtë:

V E N D I M

Për masat e parandalimit të përhapjes së infeksionit Covid-19 dhe reduktimin e stafit të zyrtarëve të Komunës së Rahovecit. Reduktohet stafi i zyrtarëve të Komunës së Rahovecit në të gjitha drejtoritë komunale përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit Komunal, në përputhje me Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e Virusit COVID-19. OBLIGOHEN drejtorët e drejtorive të përcaktojnë orarin dhe organizimin e punonjësve sipas radhës dhe sipas nevojës shërbimet të kryhen nga shtëpia (online). OBLIGOHEN punonjësit dhe zyrtarët komunal që gjatë orarit të punës të jenë të pajisur me maska mbrojtëse, doreza si dhe dezinfektues sipas udhëzimeve të Manualit për Mbrojtjen nga Përhapja e Virusit COVID-19. OBLIGOHEN qytetarët të cilët hyjnë në institucionet komunale që të jenë pajisur me maska dhe dorëza mbrojtëse (ata të cilët nuk kanë pajisje mbrojtëse nuk do të marrin shërbim nga këto institucione). Drejtorët e drejtorive obligohen që t’i njoftojnë përmes telefonit apo e-mailit, zyrtarët komunal që lirohen sipas pikës 1 të këtij vendimi në raste të domosdoshme varësisht nga situatat e krijuara që të paraqiten në vendin e punës. Zyrtarët me moshë mbi 60 vjet si dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme kronike nuk do të paraqiten në vendin e punës. Punonjësit e Komunës së Rahovecit, që nuk i përmbahen këtij vendimi, përkatësisht përdorimit të masave mbrojtëse, si: dorëza dhe maska, do tu shqiptohen masa ndëshkuese sipas ligjit dhe akteve tjera në fuqi të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi, zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen të gjithë drejtorët e drejtorive, Njësia e  Personelit  dhe punonjësit e Administratës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ka fuqi juridike deri në një vendim tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …