leoni

Kryetari Haliti priti në takim Imzot Dodë Gjergjin

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës imzot Dodë Gjergjin, të cilin e ka njoftuar me gjendjen momentale në komunën e Vitisë, posaçërisht me menaxhimin e situatës kundër Covid19 dhe ndihëm që po ju ofron qytetarëve të kësaj komune. Imzot Dodë Gjergji, ka vlerësuar punën dhe angazhimin institucional të komunës së Vitisë, në menaxhimin e kësaj situate, si dhe ka përgëzuar kryetarin dhe Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim për përkushtimin e treguar gjatë kësaj periudhe. Njëkohësisht, Imzot Dodë Gjergji, është pajisur edhe me certifikatën e lindjes, nga Shërbimi i Ofiqarisë në Viti, me qenë se është i lindur në Stubëll të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …