leoni

Eliza Hoxha apelon që sa më shpejt të themelohet Muzeu i dhimbjes që kujton eksodin e shqiptarëve

Eliza Hoxha apelon që sa më shpejt të themelohet Muzeu i dhimbjes që kujton eksodin e shqiptarëve të Kosovës

Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, nëpërmjet një performance në Stacionin e Trenit në Prishtinë, ka apeluar që sa më shpejt të themelohet Muzeu i dhimbjes që kujton eksodin e qytetarëve të Prishtinës, ide kjo e iniciuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Deputetja Eliza Hoxha, shprehu falënderim ndaj Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë e Malit të Zi që hapën në atë kohë kufijtë dhe shtëpitë e tyre për qytetarët e Kosovës. Ajo ka falënderuar edhe organizatat ndërkombëtare që ndihmuan të gjithë refugjatët për ta ruajtur dinjitetin minimal dhe për të shpresuar, si dhe të gjitha shtetet perëndimore që hapën dyert e aeroplanëve për të pranuar refugjatët në vendet e tyre. Po ashtu, ajo falënderoi UÇK-në dhe NATO-n që mundësuan çlirimin e Kosovës për rikthimin në shtëpi dhe kërkoi që ky stacion, sa më shpejti të shndërrohet në Muze të dhimbjes, për të memorizuar historinë e re të Kosovës dhe rëndësinë që ajo ka për brezat e rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …