leoni

Të gjitha mostrat e djeshme dhe të sotshme nga Malisheva, kanë dalë negative

Situata me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, vazhdon të mbetet stabile dhe pa raste të reja, duke e ruajtur gjendjen pa asnjë rast aktiv. Po ashtu të gjitha mostrat apo testet e kryera, në dy ditët e fundit kanë rezultuar negative dhe këto analiza janë të konfirmuara në rrugën e komunikimit zyrtar në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Situata me CVID-19, në territorin e Komunës së Malishevës, është duke u mbikëqyrur në vazhdimësi nga shtabi emergjent komunal, pasi virusi është prezent dhe kohëve të fundit rastet në vend janë rritje, prandaj, edhe sot ju bëhet thirrje qytetarëve që të vazhdojnë ti respektojnë masat mbrojtëse. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent, ju ka bërë apel qytetarëve të Komunës së Malishevës, që të vazhdojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën, të mbajnë higjienën e duarve dhe t’iu ikin grumbullimeve të mundshme, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Po ashtu edhe inspektorati komunal në Malishevë, është në monitorim të vazhdueshëm të subjekteve afariste, me qëllim që subjektet afariste të respektojnë masat mbrojtëse, të vendosura nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …