Në Komunën e Vitisë 28 raste me Covid-19, në shtatë vatra epidemike

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, në mbledhjen e rregullt, ka analizuar gjendjen aktuale epidemiologjike, pas rasteve të reja me të infektuar. Kryetari Sokol Haliti tha se sipas informacioneve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, mbrëmë janë diagnostifikuar edhe tre pacientë me gripin pandemik, kurse një është shëruar. Ai tha se po gjurmohen rastet e kontakteve të mundshme me të infektuarit dhe janë marrë mostra për testim. Kurse ndërkohë do të kryhet dezinfektimi dhe klorifikimi i lokaliteteve dhe hapësirave të tyre të banimit. Sipas tij, rastet po shtohen ngapak, por gjendja është akoma e menaxhueshme. Sidoqoftë, ai sërish bën thirrje për vetpërmbajtje dhe respektim të masave të mbrojtjes kundër Covid-19, në mënyrë që të mos eskalojë situata. Haliti tha se Inspektorati dhe Policia po mbajnë gjendjen në vëzhgim dhe kanë shtuar kontrollin. Në takim prezantoi edhe zëvendësministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Fatbardha Emini.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …