Kurz: Angazhimi i SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft pozitiv

Duke folur për angazhimin e Uashingtonit zyrtar në dialogun Kosovë-Serbi, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka thënë se angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft pozitiv. Ai ka theksuar se ky angazhim është një rrugë për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë. Kjo varet plotësisht nga dy palët në fjalë. Shpresoj të arrihen përparime tjera në muajt në vijim. Ndërsa duke komentuar zërat mbi mundësinë e arritjes së marrëveshjes për ndryshimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz është cituar të ketë thënë se nëse të dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet, të cilët ata i konsiderojnë të rëndësishme. Ne duhet të bëjmë krejt çfarë është e mundur të lehtësojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse në mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të kishte një efekt pozitiv në rajonin si tërësi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …