Zgjedhjet parlamentare serbe janë lejuar të mbahen edhe në Kosovë. Kjo me leje të qeverisë Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara. Por lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe mos mbajtja e zgjedhjeve komunale në Besianë dhe Mitrovicë të Veriut ka nxitur reagimin e ish-kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se u lejuan zgjedhjet serbe në Kosovë ndërsa zgjedhjet lokale në dy komuna anulohen me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme. “Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …