Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur rezultatin e shqiptarëve të Kosovës Lindore në zgjedhjet parlamentare serbe. Gjatë së dielës, në Serbi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale e krahinore. Për herë të parë, partitë shqiptare dolën me një listë të përbashkët dhe falë kësaj, rezultatet tashmë janë shumë më të mira se që kanë qenë në të kaluarën. Shqiptarët tashmë do të kenë katër përfaqësues në Parlamentin e Serbisë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Thaçi ka shkruar se Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …