Ministrja Dumoshi priti në takim zëvendësministrin Zefaj

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim zëvendësministrin e MKRS-së, Engelbert Zefaj, i cili zyrtarisht edhe ka pranuar këtë detyrë. Ministrja Dumoshi gjatë takimit e njoftoi zëvendësministrin Zefaj për punën dhe programin që do të realizojë Ministria për këtë vit si edhe planet e MKRS-së që synohen për t’u arritur gjatë këtij mandati qeverisës. Dumoshi e Zefaj diskutuan për bashkërendimin e punëve që pritet t’i kenë në këtë bashkëpunim në kuadër të udhëheqjes së Ministrisë. Ministrja Dumoshi e informoi zëvendësministrin për sfidat me të cilat ballafaqohet MKRS-ja në avancimin e fushave të cilat i mbulon dhe tha se me bashkëpunim do t’i përmbushin të gjitha objektivat.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …