Armend Zemaj

Ministri Zemaj: Mediat janë instrument kyç në luftën kundër pandemisë, ato po raportojnë pa shkaktuar panik

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë sot se mediet janë instrument kyç në luftën kundër koronavirusit dhe pjesë shumë të rëndësishme në luftën kudër panedemisë, e thotë se raportimi po bëhet pa shkaktuar panik. “Azhurnimet e çdoditshme me risitë dhe rekomandimet e profesionistëve të mjekësisë vetëm sa rrisin potencialin tonë në këtë përballje. Mesazhet tona për masën po përçohen përmes medies e cila është ura kryesore e komunikimit tonë me secilin qytetar, e secilin pacient të prekur nga virusi. Në këto rrethana, ne në ethe çdo mbrëmje presim njoftimin për rezultatet e testeve dhe shifrat e të infektuarve, e të shëruarve. Fatkeqësisht Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm i përditshëm. Ndërsa, gazetarët po dëshmojnë se po respektojnë rregullat profesionale dhe etike. Unë do të ofroj transparencën maksimale për punën në Ministrinë e Shëndetësisë dhe celulari im do të jetë i hapur për secilin gazetar dhe medie”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …