Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, OJQ-të, shoqëria civile dhe profesionistët, se nga data 23.06.2020 e deri me datën 26.06.2020 do të mbahen takimet me qytetarë lidhur me: Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB-in) 2021-2023.
Takimet me qytetarë do të organizohen si në vijim:
-
23.06.2020 Në Runik, vendi: Shkolla Fillore “Shotë Galica”, ora 16:00;
-
23.06.2020 Në Turiqec, vendi: Shkolla Fillore “Abedin Rexha”, ora 18:00;
-
24.06.2020 Në Qirez, vendi: Shkolla Fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, ora 16:00;
-
24.06.2020 Në Prekaz, vendi: Shkolla Fillore “Azem Bejta”, ora 18:00;
-
26.06.2020 Në Skenderaj, takimi qendror në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 14:00. Për fshatrat tjera në të cilat nuk do të mbahen takime me qytetarë;
-
26.06.2020 Në Rezallë, vendi: Shkolla Fillore “Malush Ahmeti”, ora 17:00.